Qeveria britanike i hap rrugë Premier League të rinisë në qershor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhe për të gjithë tifozët e futbollit, në lidhje me rinisjen e një prej kampionateve më të bukur në botë.

Qeveria tashmë i ka hapur rrugë Premier League se mund të nisë aktivitetin në muajin qershor, por vetëm nëse garanton sigurinë e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit mbështetës.

Kampionatet e futbollit në Britaninë e Madhe u ndërprenë më 13 mars, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, e cila deri në këto momente iu ka marrë jetën më shumë se 31 mijë personave.

Megjithatë, pas disa takimesh që sekretari për Sportin, Oliver Doëden pati me autoritetet e futbollit u ra dakord për të vijuar me planet e projektit “Ristart”,  i cili parashikon dhe mundësinë e transmetimit të ndeshjeve falas.

Share This Article