Qeveria britanike ndan dy miliardë stërlina për Irlandën e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike njoftoi për një ndihmë prej dy miliardë stërlinash, për të mbështetur investimet publike në Irlandën e Veriut, e sapodalë nga tre vjet paralizë politike.

“Ky injeksion prej dy miliardë stërlinash do të ndihmojë në transformimin e shërbimeve publike në Irlandën e Veriut”, tha ministri përgjegjës për territorin, Julian Smith.

“Ky financim i jep siguri ekzekutivit dhe lejon zbatimin e reformave shumë të nevojshme në shëndetësi, arsim dhe drejtësi”, shtoi ai në një deklaratë.

Institucionet e Irlandës së Veriut nisën punën të shtunën, një ditë pas përfundimit të marrëveshjes midis unionistëve dhe republikanëve për të rivendosur qeverisjen e përbashkët, e cila mungonte që nga rënia e qeverisë pas një skandal politiko-financiar në vitin 2017.

Share This Article