Qeveria britanike premton miliarda stërlina ndihmë për biznese dhe shëndetësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike premtoi sot se do të shpenzojë miliarda stërlina për të ndihmuar bizneset dhe shërbimet shëndetësore gjatë ndërprerjes së ashpër ekonomike nga përhapja e koronavirusit.

Banka e Anglisë tashmë ka ulur normën bazë të interesit të Britanisë nga 0,75 % në 0,25 %, duke e barazuar me nivelin më të ulët të vendit, në një përpjekje për të forcuar ekonominë kundër ndikimit të krizës.

Ministri i Financave, Rishi Sunak njoftoi për një paketë masash të jashtëzakonshme për të inkurajuar stabilitetin ekonomik, duke përfshirë kredi, grante dhe koncesione tatimore për bizneset e vogla, si edhe pagesa më bujare për punonjësit e prekur nga virusi.

“Për një periudhë do të jetë e vështirë, por unë jam i sigurt se performanca jonë ekonomike do të rikuperohet” tha ai, duke shtuar se rënia e kërkesës dhe prodhimit ishin të pashmangshme.

Sipas guvernatorit, Mark Carney, përhapja e koronavirusit pritet të ketë një ndikim të madh dhe të thellë në ekonominë e Britanisë së Madhe, por nuk pritet të jetë aq i keq sa kriza financiare e vitit 2008, nëse qeveria e trajton atë mirë./ATSH/

Share This Article