“Qeveria dështoi që të japë një skemë të qëndrueshme”/ Tabaku: Pensionistët, shtresa më pak e mbështetur!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se sot pensionistët shqiptarë janë shtresa më pak e mbështetur dhe njëkohësisht shtresa më e varfër. Gjithashtu Tabaku shton se reforma e pensioneve e 2014 dështoi.

“Sot pensionistët shqiptarë janë shtresa më pak e mbështetur nga buxheti shtetit por njëkohësisht dhe shtresa më e varfër. 90% e tyre janë në kufirin e varfërisë ndërkohë që numri i pensionisteve shtohet çdo vit me 15 mijë, numri i kontribuesve është gjithnjë e në rënie”, thekson ajo.

REAGIMI: 

Sot pensionistët shqiptarë janë shtresa më pak e mbështetur nga buxheti shtetit, por njëkohësisht dhe shtresa më e varfër. 90% e tyre janë në kufirin e varfërisë ndërkohë që numri i pensionisteve shtohet çdo vit me 15 mijë, numri i kontribuesve është gjithnjë e në rënie.

Kjo prej dy elementëve:

së pari, emigracioni në masë që prek krahun e kualifikuar të punës, të rinjtë dhe shtresën e mesme dhe së dyti, informaliteti i lartë; Qartësisht reforma e pensioneve të 2014 dështoi.

Dështoi të japë pensione dinjitoze, dështoi që të japë një skemë të qëndrueshme dhe dështoi edhe të shpërblejë me kontribute sakrificën e pensionistëve. Ne sot ndodhemi në dilemën ku 1/3 e popullsisë është në moshë pensioni dhe e humbasim avantazhin konkurrues dhe cilësor. Dhe çfarë bën qeveria në këtë drejtim? Cila është përgjigja e qeverisë për rritjen e numrit të pensionistëve dhe të emigracionit.

Share This Article