Qeveria do të vazhdojë të drejtojë skemën e kuponave ushqimorë për fëmijët edhe gjatë pushimeve të verës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri tha në konferencën e Downing Street se ai u bë i vetëdijshëm vetëm “sot” për fushatën e futbollistit Marcus Rashford për të bërë qeverinë të ndryshojë mendimin e saj për të mos zgjatur kuponat e vaktit shkollor në Angli gjatë verës.

Qeveria do të vazhdojë të drejtojë skemën edhe gjatë pushimeve të verës dhe Boris Johnson e ka uruar lojtarin.

Marcus Rashford fillimisht ngriti shqetësimet e tij në Twitter më 10 qershor kur ai pyeti “Kush e di se me kë mund të flas për skemën qeveritare të kuponit ushqimor?”

Laburistët gjithashtu kanë bërë fushatë për këtë çështje dhe i kanë dërguar në 8 qershor një letër në lidhje me të Sekretarit të Arsimit Gavin Williamson. Letra ka shkuar gjithashtu në 9 qershor në Dhomën e Komunave.

Në vitin 2019, rreth 1.3 milion fëmijë në Angli kërkuan shqim falas në shkollë, ose rreth 15% e nxënësve të arsimit shtetëror. Zgjatja e skemës gjatë verës do të kushtojë rreth 120 milion pound./BBC

Share This Article