Qeveria e Kosovës hap Parkun Inovativ në Prizren për familjet nga Shqipëria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë, kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë 🇩🇪🇽🇰, kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri 🇦🇱.

Ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Share This Article