Qeveria e Kosovës solidarizohet me Italinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në objektin e Qeverisë së Kosovës sonte është vendosur flamuri i Italisë, në shenjë solidarizimi me viktimat nga koronavirusi.

Sipas raportimeve të mediave, ditët e fundit, shifrat e të vdekurve janë afër 400.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i marrë hapat e domosdoshëm që t’i bëjë ballë kësa​j pandemie. Jemi të përkushtuar në luftën kundër virusit Corona dhe do të fitojmë nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona e do të kujdesemi për pastërtinë tonë.

Italia sot feston Ditën e Bashkimit. Në 159- vjetorin e saj Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfoj. Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjenë me ta.

Urime e dalshim faqebardhë!”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. 

Share This Article