Qeveria e Kosovës thyen heshtjen, çfarë propozoi Kurti në Bruksel?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Kosovës, përmes një deklaratë për shtyp, jep detaje nga takimi i sotëm në Bruksel i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Vuçiç.

Në njoftim bëhet me dije se në takim është diskutuar për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve, ku Kurti kërkoi që ajo të ketë në qendër njohjen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti bisedoi me Vuçiç dhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës

“Sot në Bruksel u mbajt takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Takimi kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, shkruhet mes të tjerash në deklaratë.

Share This Article