Qeveria e Maqedonisë miratoi marrëveshjen për furnizim me vaksina ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot para poliklinikës së “Bukuresht” njoftoi se Qeveria tashmë ka miratuar marrëveshjen për furnizim me vaksinën ruse Sputnik V kundër Covid-19.

“Dje, qeveria më autorizoi të nënshkruaj një kontratë për furnizimin e vaksinave nga Rusia. Kishim një seancë të mbyllur. Marrëveshja është praktikisht me të njëjtat parime si marrëveshjet e tjera. Kjo është një sasi prej 100 mijë dozash”, tha Filipçe duke shtuar se përmes përfaqësuesve të Ambasadës së Rusisë po përpiqet të marr informacion më të saktë në lidhje me datën e arritjes së vaksinave në vend.

Filipçe theksoi se komunikimi me përfaqësuesit e kompanive “Sinofarm” dhe “Pfizer” do të vazhdojë edhe gjatë sitës së sotme.

“Sinqerisht shpresoj ditëve në vijim do të kemi datat specifike dhe tani për tani do të vazhdojmë bisedimet intensive me përfaqësuesit e të dy kompanive”, tha Filipçe.

Share This Article