ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 3 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 4 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 5 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 5 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 7 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë miratoi pakon ekonomike në vlerë prej 470 milionë euro

albnews by albnews
27 September, 2020
in Maqedonia, Technologji
0
Zaev: Shkupi u ngrit nga hiri dhe u bë simbol i mbështetjes joegosite dhe unitetit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

470 milion euro përmes 31 masave qeveritare duhet të përfundojnë te qytetarët dhe kompanitë me pakon e katërt të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pasojat e virusit korona. Sipas vlerësimeve, me tre pakot e mëparshëme, ndihma do të kalojë shifrën prej 1 miliard euro, tha kryeministri Zoran Zaev.

“Pakoja e re synon të sigurojë qëndrueshmërinë e veprimtarive të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës, për rimëkëmbjen e disa veprimtarive, për të siguruar stabilitetin e transferimeve sociale”,  tha Zoran Zaev.

RelatedPosts

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

Mbështetja për pagesën e rrogave do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit. Do të përcaktohet gradualisht sipas rënies së të ardhurave të secilës kompani të interesuar veçmas. Për shkak të kësaj, ajo do të lëvizë nga 14,500 deri në 21,766 denarë për të punësuar. Por, kompanitë do të jenë në gjendje ta përdorin këtë ndihmë vetëm nëse nuk kanë larguar nga puna si rezultat i krizës së koronës deri më 1 korrik të kësaj vere.

Kartelë pagesore prej 6.000 denarëve do të marrin prindërit e vetëm, kërkuesit pasiv të punës, pensionistët që e kanë pensionin deri në 15,000 denarë, studentët, punonjësit kulturor dhe të filmit. Më shumë se 350,000 qytetarë do të kenë mundësinë për të blerë gjatë fundjavave pa TVSH. Bëhet fjalë për fundjavën e zgjatur nga 10 deri më 12 tetor.

“Atë fundjavë më datë nga 10, 11 dhe 12 do të mund të blejnë produkte dhe shërbime vendore, kompjuterë dhe pajisje të tjera IT me vlerë deri në 30,000 denarë për individ. Për vetëm disa ditë, do t’u kthehet e gjithë TVSH-ja në llogaritë e tyre, 100 për qind për këto produkte”, tha ai.

Kjo masë parashikohet të bëjë një qarkullim total prej 170 milion euro ndërsa projektimet arrijnë në 250 milion, para që do të jenë një injeksion për ekonominë. Në të njëjtën kohë, qytetarët pritet të marrin të paktën 17 milion euro nga kthimi i TVSH-së.

Në mesin e masave të tjera janë të përfshira edhe grejs- periudha kredi pa interes, 100 milion euro kredi nga Banka Vendore për Zhvillim. Këtu përfshihet edhe aktiviteti i turizmit, respektivisht pagë për 150 ciceronë turistik të regjistruar deri në fund të vitit, kthim të taksës turistike për vitin 2019, grante për 500 agjenci turistike. Zaev gjithashtu paralajmëroi grante edhe për restorantet për dasma, por edhe ulje të shkallës së TVSH-së për këto aktivitete hotelierike, zgjatjen e licencave për funksionimin e diskove dhe klubeve. Grante do të jepen gjithashtu edhe për këndet e fëmijëve në shumën prej 1,000 deri në 5,000 euro. Ndërsa, sa u përket zejtarëve, do të kenë ulje të TVSH-së për shërbimet nga 18 në 5 për qind për konkurrencë më të madhe në treg. Masat ekonomike i përfshijnë edhe vreshtarët, kazinot, kontabilistët dhe kompanitë nga sektorë të ndryshëm./Alsat/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result