Qeveria e re e Kabulit u thotë nëpunëseve që të qëndrojnë në shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëpunëseve në qeverinë lokale në Kabul u është thënë të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa puna po lejohet vetëm për ato gra që nuk mund të zëvendësohen nga burrat, ka thënë të dielën kryebashkiaku i përkohshëm i Kabulit, njofton agjencia AP. Këto janë kufizimet e radhës të vendosura nga talebanët që kur kanë marrë pushtetin.

Vendimi për të ndaluar shumicën e nëpunëseve të qytetit për t’u kthyer në vendet e tyre të punës është shenjë tjetër që talebanët, që morën Kabulin muajin e kaluar, po vazhdojnë me shkeljen e të drejtave të grave, ndonëse kishin premtuar se do të jenë tolerant dhe gjithëpërfshirës.

Në regjimin e tyre të kaluar në vitet 1990-ta, talebanët kishin ndaluar vajzat dhe gratë nga shkolla, puna, dhe jeta publike.

Në ditët e fundit, qeveria e re e talebanëve ka lëshuar disa dekrete kundër të drejtave të grave. Ka thënë se vajzat e shkollës së mesme por edhe studentet nuk mund të kthehen momentalisht në shkolla, ndërsa djemtë i janë kthyer mësimeve. Studenteve u është thënë se studimet do të vazhdojnë në klasa të ndara sipas gjinisë dhe duke iu përmbajtur kodeve të rrepta të veshjeve islame.

Share This Article