ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Witkoff dhe Kushner këshillojnë Netanyahun: Mos rreziko armëpushimin në Gazë 5 minutes ago
Bashkia e Lushnjes i jep titullin ‘Qytetar Nderi’ komunisti që internonte qytetarët në kampe 1 hour ago
Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse ‘kopjon’ Kosovën 1 hour ago
E paprecedentë, Federata Sllovene e Futbollit vendos një kusht të çuditshëm për këdo që do të jetë në stadium kundër Kosovës! 1 hour ago
Algat e detit, super ushqimi që po rrëmben vëmendjen e botës perëndimore 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Qeveria e re e Kosovës në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja nuk ka

albnews by albnews
20 October, 2025
in Kosova
0
Qeveria e re e Kosovës në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja nuk ka
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjysma e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së re të Kosovës ka kaluar, ndërsa në skenën politike të vendit mbizotëron paqartësia.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deri më tani ka dhënë vetëm një zotim publik – se “do të nisim negociatat” – por pa sinjale konkrete për ndonjë marrëveshje apo shumicë të mundshme.

RelatedPosts

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse ‘kopjon’ Kosovën

Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

Prokuroria Speciale e Kosovës: Operacioni në veri lidhet me hetimin për vrasjen e një zyrtari të EULEX-it

Partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, gjendet nën presion të madh për të siguruar mbështetje në Kuvend, pasi zgjedhjet e 9 shkurtit e lanë larg shumicës së nevojshme për të qeverisur e vetme.

Opsionet janë të kufizuara: Vetëvendosje ka përjashtuar bisedimet me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila doli e dyta në zgjedhje, ndërsa ka lënë të hapur derën për një bashkëpunim të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pavarësisht përpjekjeve të Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, nuk u përgjigj mbi ecurinë e negociatave.

Disa deputetë të partisë konfirmuan se “nuk janë në dijeni për ndonjë bisedë me parti të tjera parlamentare”, duke shtuar se “mbetet për t’u parë”.

Gjithashtu, zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se deri tani “nuk ka pasur as takime e as ftesa për të diskutuar një koalicion të mundshëm”.

“Vetëvendosje po vepron përmes individëve, jo me ne si subjekt politik”, tha njëri prej tyre.

“Nuk mund të supozoj nëse do të ketë diçka konkrete në të ardhmen”, shtoi ai.

Deklaratat pasuan raportimet se kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kishte nënshkruar një marrëveshje për koalicion me Vetëvendosjen për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor, kur në balotazh garojnë PDK-ja dhe LVV-ja.

LDK-ja qendrore e dënoi këtë veprim, duke e cilësuar si “individual, të papranueshëm dhe në kundërshtim me procedurat statutore” të partisë.

Ndërsa, dega lokale e LDK-së në Vushtrri tha se “qyteti ka nevojë për ndryshim”.

“Vendimet e mëdha nuk janë asnjëherë të lehta, por pavarësisht kostove individuale, për ne një gjë është e qartë – interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka. Marrëveshja jonë nuk afekton asnjë garë tjetër përveç Vushtrrisë”, thuhet në postimin e saj në Facebook.

Tahiri nuk iu përgjigj thirrjeve të REL-it për komente.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, e sheh këtë marrëveshje si një lëvizje të Kurtit për ta fragmentuar LDK-në dhe për ta paraqitur si parti të paaftë në vendimmarrje – gjë të cilën mund ta shfrytëzojë pastaj për avantazh elektoral.

“Dihet hendeku mes LVV-së dhe LDK-së. Duhet shumë punë, angazhim dhe garanci që të arrihet një koalicion në secilën komunë. Ai nuk mund të bëhet lehtë e shpejt, pa koordinim me qendrën”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se, për momentin, nuk ka asnjë shenjë që Kurti po punon për të siguruar 61 votat e nevojshme për formimin e Qeverisë.

Qasja e tij shpesh e shpërfillshme ndaj partive të tjera ka dëmtuar marrëdhëniet e mundshme për bashkëpunim, sipas Muhaxhirit.

“Me kohën që ka mbetur, më realiste duket mundësia e zgjedhjeve të reja sesa arritja e një marrëveshjeje koalicioni”, thekson ai.

Afati kushtetues prej 15 ditësh për prezantimin e Qeverisë së re skadon më 26 tetor.

Pastaj, presidentja Vjosa Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare.

Osmani tha të hënën se ka ende kohë për të arritur këtë qëllim, duke kritikuar njëkohësisht Listën Serbe për, siç theksoi, krijimin e pengesave.

Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë, dorëzoi javën e kaluar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq, duke pretenduar shkelje të Kushtetutës dhe të rregulloreve të brendshme.

Ankesa u paraqit më pak se një javë pas konstituimit të Kuvendit – një proces që zgjati pothuajse gjashtë muaj.

Ekspertët paralajmërojnë se, në varësi të vendimit të Kushtetueses, procesi mund të rifillojë nga zeroja dhe Kuvendi të mos konsiderohet i konstituuar.

I pyetur nga gazetarët për ankesën e Listës Serbe, kryeparlamentari Dimal Basha u përgjigj shkurt: “Kanë të drejtë të ankohen”./ REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Witkoff dhe Kushner këshillojnë Netanyahun: Mos rreziko armëpushimin në Gazë

Witkoff dhe Kushner këshillojnë Netanyahun: Mos rreziko armëpushimin në Gazë

20 October, 2025
Bashkia e Lushnjes i jep titullin ‘Qytetar Nderi’ komunisti që internonte qytetarët në kampe

Bashkia e Lushnjes i jep titullin ‘Qytetar Nderi’ komunisti që internonte qytetarët në kampe

20 October, 2025
Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse ‘kopjon’ Kosovën

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse ‘kopjon’ Kosovën

20 October, 2025
E paprecedentë, Federata Sllovene e Futbollit vendos një kusht të çuditshëm për këdo që do të jetë në stadium kundër Kosovës!

E paprecedentë, Federata Sllovene e Futbollit vendos një kusht të çuditshëm për këdo që do të jetë në stadium kundër Kosovës!

20 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result