ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 8 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 8 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 8 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 11 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Qeveria e re e presidenti javën e ardhshme

albnews by albnews
17 March, 2021
in Kosova
0
Qeveria e re e presidenti javën e ardhshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Të hënën pritet që, pos konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria e re. Ndërkaq gjatë javës është diskutuar mundësia që të thirret seancë edhe për presidentin. Deri më tani, disa persona dihet se do të emërohen në krye të dikastereve qeveritare.

Albin Kurti e Vjosa Osmani, dyshja që i fitoi bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit, po i vazhdojnë konsultat me partitë politike edhe këtë javë, derisa tashmë LV-ja e Lista “GUXO” janë në përfundim të përgatitjeve për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

RelatedPosts

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

“Nuk i kemi bërë publike deri tash, ndonëse konsideroj se mbi 80 për qind e qeverisë deri tash dihet. Publike do t’i bëjmë kur të jemi tek momenti konkret i zgjedhjes së qeverisë”, ka thënë mbrëmë Konjufca.

Pos Konjufcës, që pritet të emërohet në organin më të lartë të legjislativit në vend, në javën që vjen mund të thirret seanca për të votuar edhe për presidentin e ri të Kosovës, derisa, me marrëveshjen e nënshkruar mes Osmanit dhe Kurtit, LV-ja i bie që do ta propozojë Vjosa Osmanin në këtë pozitë.

Osmani e Konjufca nuk janë të vetmit emra që tashmë gati se dihet se do të emërohen nëpër pozita të rëndësishme të shtetit.

Kurti si kryeministër në krye të diplomacisë po raportohet se do ta emërojë Donika Gërvallën, që vjen nga Lista “Guxo”.

Një post ministror nga kjo listë do të marrë edhe një person, derisa emrat që po diskutohen për t’u bërë ministra janë Faton Peci dhe Haxhi Avdyli.

Avdyli po diskutohet se mund të emërohet ministër i Shëndetësisë, ndonëse për këtë pozitë është propozuar edhe ish-ministri i këtij dikasteri, Arben Vitia. Vitia mund të mos propozohet ministër vetëm për faktin se në tetor të këtij viti, ai do të propozohet nga Vetëvendosja për kryetar të Prishtinës.

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të kthehet Albulena Haxhiu, ndërsa si udhëheqës i Ministrisë së Punëve të Brendshme pritet që nga Kurti të propozohet Xhelal Sveçla.

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, do të jetë në krye të Ministrisë së Arsimit. Nga viti 2014 deri më 2017, ajo kishte qenë drejtoreshë e Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë, derisa gjatë legjislaturës së VI si deputete e Kuvendit ka qenë anëtare e Komisionit për Arsim.

Besnik Bislimi dhe Rozeta Hajdari pritet të kthehen në pozitat që kanë pasur në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.

Janë edhe disa emra tashmë ta pakonfirmuar që po përflitet se do të emërohen në Ministrinë e Kulturës, të Bujqësisë, të Infrastrukturës e Ministrinë e Mbrojtjes.

Numri i ministrive, edhe sipas dakordimeve që janë bërë qysh herët nga dyshja që garoi së bashku në zgjedhje, mund të mos e kalojë 12-shin, ndërsa në krah të Kurtit si zëvendëskryeministra do të emërohet një përfaqësues i LV-së dhe një përfaqësues i Listës “GUXO”.

Sipas matematikave të deritanishme, që nuk janë mohuar e as konfirmuar, ani pse janë diskutuar në opion, nëse numri i ministrive do të jetë 12, atëherë ndarja do të jetë si në vijim: Albin Kurti – kryeministër, një zëvendëskryeministër nga Lista Guxo, një nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa 2 ministri do t’i shkojnë Vjosa Osmanit, 2 pakicave dhe pjesa tjetër partisë së Albin Kurtit.

Nga zyra për medie e këtij subjekti i kanë thënë Express-it se janë në fazën e takimeve me subjekte e sapo të caktohen personat në pozitat përkatëse, do t’i njoftojnë mediat.

“Aktualisht jemi në fazën e takimit të subjekteve parlamentare, sapo të vjen koha e do të caktohen personat në pozicionet përkatëse, do ta njoftojmë publikun dhe mediat”, thonë nga LV-ja.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani pritet që deri të premten t’i përfundojnë takimet me partitë politike. Sot do të takohen me përfaqësuesit e goranëve, ndërsa të premten me kreun e Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result