Qeveria e re rrit luftën kundër duhanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri grek i Shëndetësisë kërkoi sot një aplikim strikt të Ligjit kundër duhanit, pak të respektuar në vendin, që është konsumatori i parë në Bashkimin Evropian, si dhe për intensifikimin e kontrolleve, një premtim elektoral i qeverisë së re.

Qeveritë e mëparshme nuk kanë arritur kurrë që të aplikojnë ligjin kundër duhanit që daton që prej viti 2010 në Greqi, me 35% të popullsisë si duhanpirës të rregullt me konsumin më të lartë të duhanit në BE, sipas raportit të Eurobarometrit të vitit 2017.

Kryeministri i ri konservator, Kyriakos Mitsotakis, fitues i legjislativeve të 7 korrikut, kishte ngritur ligjin kundër duhanit në prioritetet e fushatës së tij, duke e cilësuar si një “sfidë personale”.

Ligji parashikon një gjobë nga 50 deri në 500 euro për duhanpirësit e kapur në flagrancë të shkeljes në një vend publik apo në hapësirat e mbyllura të një bari apo restoranti. Pronarët e bizneseve në shkelje rrezikojnë nga 500 në 1000 euro gjobë./ATSH/ 

Share This Article