Qeveria e RMV-së: Dënojmë sulmet e pacivilizuara në Kuvend nga opozita

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një kumtese dënon publikisht sulmet dhe fyerjet siç i quajnë ata, jashtëzakonisht të pacivilizuara të shprehura në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga deputetët e OBRM-PDUKM-së ndaj përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.

“Dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes që opozita po përhap me këmbëngulje këto ditë dhe po përpiqet t’ia imponojë publikut nga foltorja e Kuvendit, por edhe nga bllokadat dhe protestat në rrugë. Qëllimi kryesor i këtyre sulmeve të turpshme dhe të nivelit të ulët është pengimi i rrugës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian”.

“Qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të qarta dhe ne jemi të vendosur të bëhemi pjesë e familjes evropiane ku bëjmë pjesë, duke mbrojtur interesat kombëtare dhe gjuhën maqedonase. Prandaj Qeveria me të gjitha kapacitetet e saj do të vazhdojë të punojë për prosperitetin e vendit dhe anëtarësimin e tij të plotë në Union”, thonë nga Qeveria e RMV-së. Ndryshe, dje derisa mbante fjalim në Kuvendin e RMV-së, disa deputetë të opozitës maqedonase reaguan ashpër ndaj kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen.

Share This Article