Qeveria e RMV-së e vazhdoi gjendjen e krizës, janë ndarë 52 milionë denarë për DMSH

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria sot e mbajti një seancë të rregullt në të cilën ka marrë disa vendime.

Qeveria ka vazhduar gjendjen e krizës në të gjithë territorin e vendit për shkak të situatës me zjarret, është rritur buxheti DMSH-së për shuarjen e zjarreve, ndërsa është miratuar edhe vendimi për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për rritjen e tarifës së noterit nga 6 qershori.

Duke i shqyrtuar raportet e Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Qeveria për vitin 2024 ka siguruar 52 milionë denarë nga rezervat shtetërore, për të rritur buxhetin e DMSH-së për mbulimin e shpenzimeve për shuarjen e zjarreve.

Nga këto mjete, 41 milionë denarë janë për DMSH-në, ndërsa 10,5 milionë janë për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit, ushqimit dhe transportit të stafit gjatë qëndrimit të tyre në shtetin e ndihmës së huaj për përballje me zjarre.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për rritjen e tarifës së noterit.

Sipas informacioneve, Vendimi i mëparshëm i Qeverisë së datës 6 qershor, me të cilin u rritën tarifat noteriale, u vlerësua si i nxituar dhe shkaktoi ngarkim te qytetarët. 

Share This Article