ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 27 minutes ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 30 minutes ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 32 minutes ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 34 minutes ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 36 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Qeveria ekzekuton vendimin e GJEDNJ, dëmshpërblen familjet që u prekën nga tragjedia e Gërdecit

albnews by albnews
27 March, 2024
in Albania
0
Qeveria ekzekuton vendimin e GJEDNJ, dëmshpërblen familjet që u prekën nga tragjedia e Gërdecit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të ekzekutojë vendimin e Gjykatës së Drejtave të Njeriut për dëmshpërblim ndaj familjeve të prekura nga tragjedia e Gërdecit. Në VKM thuhet se pagimi i shumave të depozituara do të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.

Në rast mospagimi brenda afati 3-mujor, të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, për shumat e përcaktuara në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi, të paguhen interesa të thjeshtë të barabartë me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%.

RelatedPosts

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Një drejtësi e pavarur, garantuese për Shqipërinë në BE. Lamallari: Pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet përmes AI

Pasi largoi të rinjtë, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në vend

Itali/ Vranë 62-vjeçarin me thikë dhe i vendosën zjarrin, arrestohen 3 autorët, mes tyre një shqiptar

Efektet financiare të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2024.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

VENDIMI

PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 7.11.2023, PËR ÇËSHTJEN “DURDAJ DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.63543/09 DHE 3 KËRKESA TË TJERA)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.11.2023, për çështjen “Durdaj dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për kërkesën nr.63543/09 (Durdaj), nr.46707/13 (Selami), nr.46714/13 (Durdaj dhe Hazizaj), nr.12720/14 (Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj), përfundimtar në datën 7.2.2024, sipas shumave të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Vlerat e përcaktuara si detyrim në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.Vlerat e përcaktuara si detyrim në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi, të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesve, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.11.2023, “Durdaj dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.63543/09, për secilën kërkesë.Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të të gjithë kërkuesve nr.63543/09 (Durdaj), nr.46707/13 (Selami), nr.46714/13 (Durdaj dhe Hazizaj), nr.12720/14 (Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj), të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar. Në rast mospagimi brenda afati 3-mujor, të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, për shumat e përcaktuara në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi, të paguhen interesa të thjeshtë të barabartë me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%.Efektet financiare të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2024.Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result