Qeveria gjermane: E papranueshme protesta me 20,000 njerëz në Berlin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria gjermane i ka akuzuar për shfrytëzim të papranueshëm të së drejtës për protestë dhjetëra mijëra njerëz që u tubuan gjatë fundjavës për t’i kundërshtuar masat kufizuese.

Rreth 20,000 persona morën pjesë në të ashtuquajturën “ditë e lirisë” të shtunën. Shumica prej tyre nuk patën maska dhe nuk e respektuan distancën fizike mes njëri-tjetrit, shkruan “The Guardian”.

Turma u dëgjua duke brohoritur “Ne jemi vala e dytë” përderisa marshonte pranë Portës së Brandenburgut, duke bërë thirrje për rezistencë dhe duke e cilësuar pandeminë si teorinë më të madhe konspirative.

Të hënën, zëdhënësja e kancelares Angela Merkel, Ulrike Demmer, tha se protestuesit që nuk përdorën maska dhe që nuk e respektuan distancën sociale e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të protestuar dhe nuk justifikohen në asnjë mënyrë.

Ndonëse e drejta për të protestuar është e rëndësishme, pamjet e kësaj fundjave ishin të papranueshme, tha zëdhënësja Demmer, e cituar nga një agjenci franceze e lajmeve.

Policia gjermane tha se 45 pjesëtarë të saj janë lënduar gjatë këtyre protestave.

Numri i rasteve të koronavirusit në Gjermani ka shënuar rritje në javët e fundit

Share This Article