Pas javësh grindje të koalicionit dhe një seance bisedimesh që zgjati gjithë natën, qeveria gjermane ka rënë dakord për një paketë të rëndësishme masash për të ulur emetimet e gazeve serë, mësoi sot dpa nga burimet e qeverisë.
Gjatë ditës pritej një njoftim zyrtar.
Masat përfshijnë ndalimin e instalimit të ngrohjes me naftë në ndërtesa nga viti 2025, duke iu ofruar subvencion familjarëve, të cilët do të kalojnë në alternativa më miqësore ndaj klimës.
Gjithashtu është rënë dakord në një çmim për emetimet e dioksidit të karbonit që do të hyjë në fuqi përmes tregtimit të çertifikatave të emetimeve.
Qëllimi është që benzina dhe nafta të rriten në çmim me tre centë në vitin 2021, duke u rritur në 10 cent deri në vitin 2026. Aktualisht në Gjermani nafta kushton rreth 1,40 euro për litër dhe benzina rreth 1,30 euro./ATSH/