Qeveria italiane merr vendimin: Një pullë për Silvio Berluskonin në një vjetorin e vdekjes. Reagime nga një organizatë që lufton mafian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me vendim të qeverisë së Giorgia Melonit, Posta Italiane do të procedojë me emetimin e pullës në një vjetorin e vdekjes së ish-kryeministrit dhe biznesmenit Silvio Berlusconi.

“Pulla që do t’i kushtohet Silvio Berlusconit, do të dalë pikërisht një vit pas vdekjes së tij dhe është mirënjohja e duhur për një italian të madh, që nderoi dhe i shërbeu demokracisë sovrane të vendit tonë në çdo rol, biznesmen, njeri i sportit, politikan dhe lider”, nënvizuan nënkryetarja e Senatit italian Licia Ronzuli dhe deputeti i partisë Forza Italia Emilio Russo

.Emetimi i pullës është caktuar për datën 12 qershor. Mirëpo, organizata Wikimafia, e cila lufton mafien, krimin e organizuar, shprehu kundërshtimin e saj dhe filloi të mbledhë firma nga qytetarët.

https://youtu.be/7cj7mbaZk-E?si=oI_U7DLk144tEy38

Organizata i kërkon presidentit italian të Republikës Sergio Mattarella që të bllokojë lëshimin e pullës përkatëse, duke iu referuar dënimit të Berlusconit për mashtrim tatimor, por edhe të gjithë sjelljes së tij, “, nënvizohet në kërkesën e organizatës.

Share This Article