Qeveria italiane të tjera masa për të ndihmuar qytetarët, bonus shtesë për të përballuar çmimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria italiane vijon të qëndrojë në krah të qytetarëve të saj për të përballuar krizën e rritjes së çmimeve të shkaktuar si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në mbledhjen e tij të fundit,  Këshilli i Ministrave në Itali miratoi të ashtuquajturin dekretin e ndihmës, i cili përmban masat që familjet dhe bizneset të përballen me krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë .

Me dekretin e ndihmës vjen një kontribut 200 euro për të punësuarit dhe pensionistët që kanë të ardhura deri në 35 mijë euro. Ky bonus mbështetje prek 28 milionë italianë dhe do të jetë aktiv nga qershori në korrik.

“Bonusi ndaj inflacionit”, shpjegon ministri i Punës Andrea Orlando, “ndërhyn në grupet më të dobëta të pensionistëve dhe punëtorëve”.

Më herët, qeveria italiane vendosi të ulë akcizën për karburantet deri më 8 korrik si dhe reduktimin e TVSH për gazin e lëngshëm.

Share This Article