Qeveria izraelite miraton kufizimet e reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria izraelite ka miratuar kufizime të reja kundër përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Midis masave të reja është edhe një Green Pass, që do të kërkohet për këdo mbi moshën tre vjeç, duke filluar më 18 gusht.

Qendrat tregtare dhe bizneset me pakicë, gjithashtu nga 18 gushti, do të duhet të respektojnë edhe një herë masën që detyron vetëm një person për shtatë metra katrorë.

Në të njëjtën kohë, qeveria miratoi një alokim për spitalet që të rrisin menjëherë aftësinë e tyre për t’u marrë me rritjen e rasteve.

Kryeministri Naftali Bennett tha se “po zhvillohet një garë midis përhapjes së pandemisë Delta dhe fushatës së vaksinimit. Ne duhet të jemi gati për t’u marrë me një situatë në të cilën ka një rritje të njëkohshme të shtrimeve në të gjitha spitalet”.

“Ne duhet të fitojmë kohë, në mënyrë që fushata e vaksinimit të ketë kohë për të bërë punën e saj”, shtoi ai.

Nga 30 korriku, 713 000 izraelitëve mbi 60 vjeç, të cilët kishin përfunduar vaksinimin e plotë pesë muaj më parë, u është injektuar një dozë e tretë e vaksinës antiCOVID-19 Pfizer.

Share This Article