• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, August 24, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
“Qeveria jonë shërben për ju”- Albin Kurti uron pakicat kombëtare dhe i fton në bashkëpunim: Kemi shumë për të festuar

“Qeveria jonë shërben për ju”- Albin Kurti uron pakicat kombëtare dhe i fton në bashkëpunim: Kemi shumë për të festuar

by albnews
31 December, 2023
in Kosova
0
31
VIEWS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar përmes një video mesazhi pakicat kombëtare duke treguar se ka shumë për të festuar.

Ndërsa rendit të gjitha vendimet gjithëpërfshirëse të qeverisë së Kosovës, Kurti fton këdo të bashkëpunojë me qeverinë.

“Qeveria jonë, shërben bashkë me ju dhe për ju”, ndërsa theksoi se arritejet e këtij viti janë motiv për vitin e ardhshëm.

Mesazhi i plotë i kryeministrit për komunitetet:

Të dashur bashkëqytetarë nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën tonë,

Teksa po i afrohemi fundit të vitit 2023, shpresoj që të gjithë të jeni shëndoshë e mirë dhe të gatshëm për të pritur një vit të ri së bashku me të dashurit tuaj.

Besoj se kemi gjëra për të festuar nga aktivitetet e Qeverisë gjatë vitit 2023 për të gjithë qytetarët, por edhe disa që kanë të bëjnë posaçërisht me komunitetet jo shumicë të Kosovës.

Krahas investimeve në arsim për të gjithë fëmijët dhe nxënësit, kemi krijuar mundësi veçanërisht për komunitetet jo shumicë. Për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që tradicionalisht kanë qenë të nënpërfaqësuara në shkollat e mesme dhe arsimin e lartë, ne kemi ofruar bursa nga të cilat kanë përfituar 498 nxënës të shkollave të mesme, së bashku me 55 studentë në fakultetet publike. Me shumë prej tyre jam takuar këtë muaj për të dëgjuar nga ata për arritjet dhe ëndrrat e tyre.

Gjatë vitit 2023, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dyfishuar mbështetjen financiare për komunitete. Përmes thirrjeve publike, kemi përkrahur 88 projekte, vlera totale e kësaj mbështetje arrin shumën mbi 400 mijë euro. Nëpërmjet botimit të librave dhe revistave, si dhe mbështetjes së autorit, janë publikuar 10 libra në gjuhët e komuniteteve jo shumicë gjatë këtij viti.

Përveçse edukim, jemi kujdesur që të ketë sa më shumë gjithëpërfshirje të të rinjve edhe në sport. Nxënës nga komunitetet e ndryshme jo shumicë janë bërë pjesë e programeve si “Arti në Shkolla”, “Drejt Malit” dhe “Kosova shtet i xhudos”.

Ndërkaq, përpos krijimit të platformës ëëë.raportodiskriminimin.org për raportim dhe reagim ndaj rasteve të diskriminimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ne kemi ofruar mbështetje për fëmijët e këtyre komuniteteve gjatë shkollimit të obligueshëm me 200,000 Euro për qendrat arsimore. Këtë muaj krijuam një grup pune ndërinstitucional për parandalimin dhe raportimin e martesave të hershme sepse nuk duam që asnjë vajzë apo djalë të braktisë shkollimin.

Sivjet e kemi rifilluar procesin e verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut duke ofruar kështu më shumë mundësi të reja të punësimit bartësve të këtyre diplomave. Gjithashtu kemi përgatitur bazën ligjore për zgjerimin e punës së komisionit me qëllim përfshirjen e verifikimit edhe të diplomave të shkollave të mesme nga viti i ardhshëm.

Punësimi është zotim dhe prioritet. Punësimi sjell mirëqenie dhe integrim. Për të rinjtë praktika i paraprinë punësimit. Përmes programit Kosova Generation Unlimited kemi ofruar praktikë me pagesë për të rinjtë. 9% e praktikantëve me pagesë përmes këtij programi vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, përqindje kjo përfaqësuese në raport me tërësinë e popullatës.

Për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, e kemi vazhduar punën me ekipin ndërinstitucional për respektimin e kuotave dhe punësimin e tyre në institucione publike.

Një fushë tjetër ku kemi investuar është respektimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ne kemi krijuar bazën ligjore për Zyrën për Kontrollin dhe Harmonizimin e Gjuhëve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në mënyrë që në vitin 2024 të kemi përkthim cilësor të ligjeve dhe akteve nënligjore në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës. Kemi investuar në Programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës për trajnimin e përkthyesve të ardhshëm. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e Zyrës së Komisionerit të Gjuhëve, ne kemi siguruar që buxheti i saj të trefishohet për vitin e ardhshëm për projektet me OJQ-të që punojnë drejtpërdrejt në sigurimin e zbatimit të plotë të Ligjit për Gjuhët.

As investimet në infrastrukturë nuk kanë munguar. Vlera e përgjithshme e investimeve kapitale të parapara për komunat me shumicë serbe në vend ishte mbi 12 milionë euro. Përmes Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal janë ndarë 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitetet jo shumicë, dhe 3 milionë euro për ndërtimin apo renovimin e shtëpive të komuniteteve jo shumicë në komuna. Ky program pritet të vazhdojë edhe vitin tjetër. Së bashku me mjetet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, janë gjithsej 618 familje nga komunitetet jo shumicë që kanë pasur mjete të ndara për shtëpi të reja apo të rinovuara.

Këtë vit, për herë të parë ndamë fond të veçantë për komunitete jo shumicë në vlerë 3 milionë euro. Me to përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, financuam 259 grante për fermerë, ndërmarrje dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.

Rezultatet dhe arritjet e vitit 2023 për ne do të jenë motiv për vitin që po na pret. Qeveria jonë, shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne.

Ju uroj të gjithëve shëndet dhe lumturi mot për mot, e për shumë mot. Gëzuar vitin e ri nga unë dhe Qeveria jonë!

Previous Post

Viti i Ri 2024/ Spektakël si asnjëherë më parë, fishekzjarret ndriçojnë qiellin për 12 minuta në Hong Kong

Next Post

Besëlidhja Basket surprizon fëmijët jetimë në shtëpinë Rosalba, Presidenti Ujka: Duhet të jemi bashkë për të ndihmuar njëri – tjetrin

albnews

albnews

Related Posts

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore
Kosova

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore

24 August, 2025
Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar
Kosova

Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar

24 August, 2025
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes
Kosova

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

23 August, 2025
Next Post
Besëlidhja Basket surprizon fëmijët jetimë në shtëpinë Rosalba, Presidenti Ujka: Duhet të jemi bashkë për të ndihmuar njëri – tjetrin

Besëlidhja Basket surprizon fëmijët jetimë në shtëpinë Rosalba, Presidenti Ujka: Duhet të jemi bashkë për të ndihmuar njëri – tjetrin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Zonja e Parë e Turqisë letër Melania Trump mbi krizën humanitare në Gaza

Zonja e Parë e Turqisë letër Melania Trump mbi krizën humanitare në Gaza

24 August, 2025
Protestat e dhunshme në Serbi/ DW: BE dënon ashpër Beogradin, Vuçiç dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve

Protestat e dhunshme në Serbi/ DW: BE dënon ashpër Beogradin, Vuçiç dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve

24 August, 2025
Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore

24 August, 2025
Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë me sulme me dronë ndaj Rusisë

Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë me sulme me dronë ndaj Rusisë

24 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5812 shares
    Share 2325 Tweet 1453
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2955 shares
    Share 1182 Tweet 739
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2860 shares
    Share 1144 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2082 shares
    Share 833 Tweet 521
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM