Qeveria malazeze nuk humb kohë, nxjerr në shitje makinat luksoze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e re e Malit të Zi nuk ka humbur kohë për të realizuar premtimet elektorale.

Pas ardhjes së kryeministrit Zdravko Krivokapić me taksi në punë, nëpërmjet një vendimi të dytë ai ka nxjerrë në shitje makinat që përdoreshin dikur nga Presidenti Milo Gjukanoviç dhe ish-kryeministri, Dushko Markoviç.

Siç raportojnë mediat lokale, dy makinat e nxjerra në shitje nga kryeministri, “Mercedes Benz Maybach” mund të kushtoj secila nga 650 000 euro.

Duket se koalicioni i udhëhequr nga Krivokapić e kishte premtuar një gjë të tillë gjatë fushatës elektorale dhe tani ka vendosur që ta përmbushë premtimin.

Share This Article