Qeveria mbyll TikTok, Berisha thërret protestë kombëtare në 15 mars

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Shqipërisë miratoi vendimin për mbylljen e platformës TikTok. Këtë akt të ekzekutivit e njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu, me argumentin se u arrit në këtë konkluzion pas shtimit të rasteve të dhunës nga platformat e rrjeteve sociale.

Sipas vendimmarrjes, për një periudhë 12 mujore, do të vijojë negocimi për të filtruar përmbajtjen e platformës në vendin tonë në mënyrë që t’i jepet sërish akses përdorimit.

Akti i qeverisë nuk pranua nga demokratët. Brenda pak minutash Berisha doli për së dyti përpara kamerave duke njoftuar një protestë kombëtare 15 mars, shkruan A2 CNN.

Vendimin e Qeverisë Rama, e krahasoi me censurën mediatike në kohën e diktaturës hoxhiste, një akt që sipas Berishës, rendit Shqipërinë krah Iranit dhe Afganistanit sa i përket shkeljes së lirisë së mendimit dhe shprehjes së saj.

Mbyllja e TikTok dhe Snapchat nisi të diskutohej gjerësisht nga qeveria në fund të vitit 2024 si mjet për të parandaluar përhapjen e akteve të dhunës te të rinjtë, pas një konflikti mes nxënësve të shkollës Fan Noli në Tiranë që përfundoi tragjikisht me vrasjen e njërit prej tyre. Vendimi u materializua dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, vetëm ndaj platformës TikTok në pronësi kineze. 

Share This Article