ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 10 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 10 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 12 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 12 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 14 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Qeveria mirëpret kërkesën për rifillimin e dialogut nga Gjermania dhe Franca

albnews by albnews
23 May, 2020
in Kosova
0
MAP-i planifikon që nëpunësve civilë t’u shtohen edhe dy ditë në pushimin vjetor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria në detyrë ka mirëpritur letrën e përbashkët të dy ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Në ekzekutiv thonë se edhe dy shtetet aleate të Kosovës po kërkojnë që procesi i dialogut të jetë i përgatitur mirë dhe ndërtuar në parime.

Ndërsa, përkundër këtij insistimi, ata nuk japin një datë se kur mund të rifillojë ky dialog.

RelatedPosts

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu thotë se shefi i ekzekutivit, Albin Kurti është i gatshëm të udhëheq dialogun me Serbinë.

Por, sipas tij dialogu nuk duhet të jetë akt drejt marrëveshjes, por proces që shpie në marrëveshje.

“Ne kemi treguar gatishmërinë që të udhëheqim me dialogun. Kryeministri në detyrë madje ka propozuar modelin se si kjo gjë mund të bëhet, sa i përket përfaqësimit të Kosovës në këtë proces.

Ne pajtohemi me letrën e përbashkët, sidomos sikur ata edhe ne pajtohemi që procesi i dialogut është një proces i përgatitur mirë dhe duhet ndërtohen në parime”, u shpreh Kryeziu.

Thirrjen për rifillim të dialogut të ministrit të Jashtëm Gjermanisë, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Dialo Jean-Yves Le Drian e sheh si pozitive edhe njohësi politik, Mallzum Baraliu. Sipas tij, në asnjë formë nuk mund të neglizhohet roli vendimtar i BE-së në procesin e dialogut me Serbinë.

“Nuk mund të neglizhohet roli vendimtar i BE-së dhe nuk do të duhej të bëhej dallimi me qëllim, ose pa dashje që të përjashtohet roli i BE-së, po as ShBA-të. Është shumë pozitive për ne që këta po kyçen në këtë proces kësaj radhe… nuk do të duhej që në mënyrë të ngutshme, pa u përgatitur të rifillojë dialogu, por të përgatitet mirë me një platformë të përbashkët”, thotë ai.

Sa i përket datës se kur do të rifillojë dialogu me Serbinë, zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu thotë se ai do të rifillojë kur të gjitha palët shprehin një gatishmëri të tillë.

“Dialogu duhet të rifillojë atëherë kur të gjitha palët e përfshira në këtë proces shprehin një gatishmëri të tillë. Ne jemi në pritje të vendimeve dhe veprimeve të BE-së. Por në njërën anë ne jemi në një situatë kur kemi një qeveri në detyrë. Në anën tjetër shteti i Serbisë është pranë zgjedhjeve nacionale. Kështu që ne konsiderojmë se këtë kohë duhet të shfrytëzojmë sa më mirë. Në mënyrë që ne të jemi të përgatitur në momentin e parë, kur palët e përfshira dhe ndërmjetësuesi e sheh të rrugës që ky proces të rifillojë. Ne jemi të interesuar për një dialog që nuk është akt drejt marrëveshjes, por një proces drejt marrëveshjes”, thotë ai.

Në komunikatën e përbashkët të kryediplomatëve evropianë, kërkohet më shumë ndërmjetësim dhe vendosmëri politike, diçka që mund të pritet sipas tyre nga Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij me mbështetjen e Përfaqësuesit të Lartë Borrell, si dhe të Berlinit e Parisit.

Duke mbështetur heqjen e tarifës 100% për produktet serbe dhe të Bosnjës nga ana e Qeverisë Kurti, dy kryediplomatët evropianë thonë se tashmë presin nga Serbia që edhe ajo të bëjë pjesën e saj.

“Nuk është koha për manovrim politik. Kriza e tanishme do të rrisë tensionet sociale dhe pakënaqësinë politike. Marrja e kërkesave të qytetarëve seriozisht nënkupton forcimin e institucioneve, trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zhvillimin e mundësive ekonomike për të gjithë. Kjo është rruga përpara që ju sugjerojmë – ne do të jemi pranë jush”, përfundon deklarata.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result