Qeveria pakistaneze dorëzohet para marshuesve të partisë islamike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Pakistanit dhe një parti islamike, e ndaluar me ligj, kanë arritur të dielën marrëveshje për t’i dhënë fund tubimit 10-ditor, ku është bërë thirrje për mbylljen e Ambasadës së Francës dhe për lirimin e liderit të partisë.

As ministri i Jashtëm i Pakistanit e as lideri fetar i partisë nuk kanë dhënë më shumë hollësi për marrëveshjen e prezantuar gjatë një konference për media në kryeqytetin Islamabad. Duke e quajtur fitore për Pakistanin dhe islamin, lideri fetar Rehman ka thënë se detaje të reja do të publikohen në ditën në vazhdim.

Mijëra mbështetës të partisë së ndaluar, Tehrek-e-Labiak kanë nisur më 22 tetor në Lahore marshimin drejt kryeqytetit pakistanez me kërkesën për dëbimin e ambasadorit francez për shkak të karikaturave të profetit Muhamed publikuar në Francë.

Share This Article