Qeveria serbe mohon të ketë firmosur kontratë me Jared Kushner, por nuk mohon negociatat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri serb i Transporteve, Goran Vesiç, ka hedhur poshtë si gënjeshtra të pabaza lajmet se qeveria serbe ka fimrosur me dhëndrin e Donald Trump për rijetësimin e kompleksit të ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, i shkatërruar pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s, më 1999.

Qeveria e Serbisë është e vendosur që të mos lejojë edhe për 25 vjet të tjera rrënojat dhe ta rijetëzojë kompleksin. Nuk kemi firmosur ndonjë kontratë, negociatat po zhvillohen me disa kompani dhe do të informojmë publikun se kur dhe nëse do të ketë marrëveshje“, tha ai.

Vesiç ka këmbëngulur se çfarëdo lloj gjëje të ndodhë, qeveria serbe do të ndërtojë një memorial për të kujtuar atë që ka ndodhur. Reagimi ka ardhur pas akuzave të opozitës serbe sipas së cilës Vuçiç po shet vendin për të përfituar siguri për pushtetin e vet.

Share This Article