ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës 1 hour ago
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit 1 hour ago
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 4 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 4 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Qeveria shpenzoi 220 mln euro me tendera të kufizuar në 2022

albnews by albnews
26 April, 2023
in Opinion, Shqiperia
0
Qeveria shpenzoi 220 mln euro me tendera të kufizuar në 2022
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

nga Klodian Tomorri

Qeveria shqiptare prokuroi 24.6 miliardë lekë ose rreth 220 milionë euro tendera me garë të kufizuar vitin e kaluar. Të dhënat janë bërë publike nga Agjencia e Prokurimit Publik në raportin vjetor të vitit 2022. Sipas raportit, pjesa dërrmuese e kësaj shume, mbi 130 milionë euro është prokuruar në procesin e rindërtimit, ndërsa pjesa tjetër janë tendera të mbyllur të zhvilluar nga instutucionet e tjera publike.

RelatedPosts

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

Tenderat e kufizuar janë procedura prokurimi me dy faza. Në fazën e parë mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar, duke dorëzuar një kërkesë për pjesëmarrje në përgjigje të një njoftimi, i cili përmban informacionin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik. Por në fazën e dytë ftohen të marrin pjesë për të dhënë ofertën ekonomike vetëm ato kompani, që përzgjidhen nga autoriteti kontraktor.

Sipas statistikave të APP, vitin e kaluar institucionet publike në Shqipëri zhvilluan 1.2 miliardë euro tendera në total. Kjo do të thotë se rreth 18.5 për qind e kësaj shume u shpenzua në tendera me garë të kufizuar, ku janë lejuar të garojnë vetëm firmat e përzgjedhura nga autoritetet kontraktuese.

Garë e kufizuar, kosto më e lartë

Të dhënat zyrtare të APP konfirmojnë se tenderat e kufizuar rrisin ndjeshëm koston që paguajnë taksapaguesit. Sipas raportit, vitin e kaluar procedurat e kufizuara të prokurimeve u mbyllën me një rezultat afërsisht sa 99 për qind e fondit limit. Ndërkohë që mesatarja për tenderat e hapur është rreth 90 për qind.

Qeveria lëvdohet se ka ulur ndjeshëm tenderat me negocim të drejtpërdrejtë. Sipas APP vitin e kaluar, tenderat me negocim pa njoftim paraprak zunë vetëm 1 për qind të fondit total të prokuruar.

Por në tre vitet e fundit ligji i prokurimeve është zgjeruar me procedura të tjera prokurimi që kufizojnë garën. Rrjedhimisht një pjesë e madhe e parave publike shpenzohen me garë të cunguar.

Numër i ulët ofertash

Prokurimet publike mbeten një nga kanalet kryesore të korrupsionit në sektorin publik për shkak të mungesës së garës. Sipas APP, gjatë vitit 2022 institucionet publike zhvilluan në total 6494 procedura prokurimi, në të cilat u paraqitën 16138 oferta ose mesatarisht 2.5 oferta për tender.

Ky është një numër dukshëm më i ulët nga mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, por edhe shtetet fqinje. Por edhe mesatarja 2.5 oferta për tender nuk e tregon plotësisht realitetin e mungesës së garën në procedurat e prokurimit publik, pasi një pjesë e këtyre ofertave nuk janë teknikisht të përshtatshme.

Një raport i publikuar një muaj më parë nga Banka Botërore thotë se numri mesatar i ofertave të përshtat në tenderat publikë në Shqipëri është 1. Pra në tender garon vetëm ai që fiton, duke sjellë kosto të larta për qytetarët dhe abuzim të parave të taksapaguesve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

5 November, 2025
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November, 2025
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result