Qeveria shqiptare gati për të ngritur kampe pritëse në kufi për azilantët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Brendshme ka kryer ndryshime në ligjin për azilantët, ku me propozimet e reja lehtësohen procedurat për përfitimin e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes ndërkombëtare.

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda shprehet se me ndryshimet e reja do forcohen kapacitetet në kufi, duke u ngritur kampe në kufi, do bëhet intervistimi i shpejtë i tyre, ku në fokus do jenë kriteret për personat që marrin azilin.

Është forcimi i kapaciteteve pritëse në kufi. Qëndra të përkoshëm të pritjes së emigrantëve”, tha Voda.

Voda shprehet se ligji i ri pritet të rrisë identifikimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm në vend, shmangien e lëvizjeve të tyre në territor, si dhe specifikim më të saktë të peronave që kërkojnë azil politik.

Futja e kësaj procedure do të ndihmojë në seleksionimin më të shpejtë të këtyre individëve duke i kategorizuar që në fillim”, tha ajo.

Ligji pritet të jetë i ashpër për një kategori të refugjatëve të cilët janë shkelës dhe do u refuzohet kërkesa për azil, por dhe do vendosen kufizime të lëvizjeve nga qendra e azilantëve në Babrru.

Do të duhet një monitorim më i rreptë dhe ca kritere më të rrepta për ta që do të jenë në qendrën pritëse”, tha Voda.

Projektligji i ri është ende në fazën e propozimit, ndërsa pas konsultimeve në komisionet parlamentare, pritet të votohet në kuvend.

Ndryshimet e reja pritet të përmirësojnë situatën aktuale të refugjatëve, të cilët shpeshherë janë bërë problem duke u përfshirë në vepra të ndryshme penale./tv ora

Share This Article