Qeveria shqiptare merr €500 milionë borxh të ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria do të marrë 500 milionë euro borxh në vitin 2021, nga të cilat 400 milionë euro në tregun e brendshëm dhe 100 milionë euro në tregun e jashtëm.

Ky borxh do të përdoret për të financuar investimet publike dhe për të shlyer interesat e borxhit të vjetër.

Lajmin e dha Ministrja e Financave Anila Denaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2021, në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, të hënën.

Denaj tha se qeveria do të marrë në total “63,5 miliardë lekë borxh” nga të cilat “49.9 mld lekë në tregun e brendshëm” dhe “13.6 mld lekë në tregun e jashtëm”.

“Pavarësisht nivelit të lartë të huamarrjes në tregun e brendshëm, mund të themi se ai është likuid dhe normat e interesit nuk kanë pësuar rritje kjo është një strategji e mirë për të menaxhuar këtë situatë”, shtoi ministrja.

Qeveria Rama nga viti 2014- e deri më sot ka marrë borxh 3.2 miliardë euro.

Bashkë me borxhin publik të akumuluar deri në vitin 2013, totali i borxhit publik sot shkon në rreth 1,3 triliardë lekë ose rreth 10,2 miliardë euro.

Share This Article