Qindra punëtorë në një fabrikë mishi irlandeze infektohen nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fabrikë e përpunimit të mishit, është bërë vatër e Covid-19 në Irlandë.

Mes të infektuarve të shumtë, kjo fabrikë ka ngjallur frikën se virusi po përhapet nëpër bimët që përdoren për përpunimin e mishit shkruan the Guardian.

Zëdhënësi i bujqësisë i tha parlamentit irlandez mbrëmë se 120 punëtorë në fabrikën e Rosderra Meats në Roscrea kishin rezultuar pozitivë ndaj virusin. Ai tha gjithashtu se nga 350 punëtorë në fabrikë, 140 ishin të sëmurë javën e kaluar. Rosderra është kompania më e madhe e përpunimit të mishit të derrit në Irlandë.

Ai u tha deputetëve se ishte në dijeni të gjashtë fabrikave të tjera të përpunimit të mishit me dy ose më shumë raste të konfirmuara të Covid-19, por nuk nuk përmendi emrin e kompanive.

Një punonjës i fabrikës, konfirmoi për Guardian se një numër i punonjësve kishin rezultuar pozitivë. Ai tha që kompania kishte zbatuar masa të rrepta për sigurinë e punonjësve, dhe shtoi se prodhimi do të zvogëlohet derisa të gjithë stafi të kthehen në punë.

Share This Article