Qindra punonjës mjekësorë në Indonezi preken me COVID-19 pas vaksinimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 350 mjekë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë në Indonezi janë prekur me COVID-19, pavarësisht se janë vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac.

Kjo ka rritur shqetësimet për efikasitetin e disa prej vaksinave në raport me disa prej varianteve më infektive të virusit.

Shumica e punonjësve shëndetësorë të cilët janë ri-infektuar, ishin pa simptoma ndërkohë që janë vetë-izoluar nëpër shtëpitë e tyre, ka bërë të ditur Badai Ismoyo, kreu i zyrës së shëndetit në rajonin Kudus të Javas. Ndërkohë, dhjetëra të tjerë janë hospitalizuar për shkak të temperaturës së lartë dhe rënies së niveleve të oksigjenit.

Kudus i cili ka rreth 5,000 punonjës shëndetësorë, është duke u përballur me një valë të re të infektimeve, që besohet se ka ardhur si pasojë e variantit indian të koronavirusit, i njohur ndryshe edhe si varianti Delta.

Punonjësit shëndetësorë ishin të parët që janë vaksinuar në Indonezi, ashtu sikur në shumicën e vendeve të botës, që kur vaksinimet kanë nisur në këtë shtet aziatik, në janar të këtij viti.

Pothuajse shumica prej tyre kanë marrë vaksinën e prodhuar nga kompania biofarmaceutike e Kinës, Sinovac, ka bërë të ditur Asociacioni Medikal Indonezian.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka aprovuar vaksinën Sinovac për përdorim emergjent, këtë muaj, duke deklaruar se ajo e parandalon sëmundjen deri në shkallën 51%.

Share This Article