Moti i keq ka prekur Italinë qendrore dhe veriore. Dëme të shumta dhe ndërprerje për shkak të shiut dhe erës janë raportuar në Toskanë, veçanërisht në ishullin e Elbës dhe në të gjithë provincën e Livornos.
Në ishullin e Elbës, të paktën 200 njerëz të izoluar për shkak të bllokimit të trafikut nga një rrëshqitje dheu. 50 mm të tjera shi ranë në ishullin Elbë pas stuhisë së djeshme dhe janë raportuar përmbytje
Linja hekurudhore Milano-Lecco u pezullua për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikësve, të cilët arritën të ndalonin një tren vetëm pak metra larg një grope të shkaktuar nga moti i keq pranë stacionit të trenit Bulciago (Lecco), një nga zonat më të goditura nga stuhia e fortë në orët e fundit.

Rrugët janë përmbytur gjithashtu në provincat e Bergamos dhe Varese-s. Në 24 orët e fundit, zjarrfikësit kanë reaguar 280 herë në Lacio, Liguria, Toskanë dhe Lombardi.
Sistemi Mose është aktivizuar në Venecia. Një sistem ky elektromekanik, i ndërtuar për ta mbrojtur atë dhe sheshin e famshëm “San Marco”.
Probleme dhe thirrje të shumta për ndihmë janë marrë për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe pemëve të rrezikshme, jo vetëm në provincat e Lecco-s, por edhe në ato të Como-s dhe Varese-s, ku zjarrfikësit po vazhdojnë operacionet për të siguruar zonat e prekura.

në Friuli është evakuuar një kamping në Riviera, që strehonte afërsisht 2,300 persona. Ata u zhvendosën në ambiente të tjera në qytet.
Zjarrfikësit nga komanda provinciale e Bergamos ndërhynë gjerësisht, por nuk u raportuan të lënduar.