Qindra të vdekur nga vapa në Kanada dhe SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qindra vdekje në Kanada, Oregon dhe Washington mund të jenë shkaktuar nga i nxehti enorm që ka mbërthyer veriperëndimin e Paqësorit, duke thyer të gjitha rekordet e temperaturave.

Zyrtarët shëndetësorë në Oregon kanë bërë të ditur se 60 vdekje të shënuara janë të lidhura me temperaturat e larta që nisën nga e premtja. Mjekët në British Columbia kanë deklaruar se 486 persona kanë vdekur befas dhe dyshohet se humbën jetët si pasojë e motit ekstrem.

Në shtetin e Washingtonit autoritetet kanë bërë të ditur se 20 persona kanë vdekur si pasojë e nxehtësisë, por sipas tyre, numri pritet që të jetë edhe më i madh.

Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit është shkaktuar nga shtypja e lartë atmosferike në veriperëndim dhe është përkeqësuar edhe më shumë nga kriza klimatike. Ata kanë tërhequr vërejtjen se temperaturat e tilla ekstreme do të jenë të zakonshme gjatë viteve të ardhshme.

Në Kanada të mërkurën u thyen rekordet kur temperaturat arritën në mbi 49 gradë celsius. Në qytetet amerikane temperatura ka arritur në 46 gradë.

Share This Article