Qiproja kërkon ndihmën e BE-së dhe Izraelit për t’i menaxhuar zjarret

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qiproja ka kërkuar ndihmë nga shtetet e tjera për ta shuar zjarrin e madh që ka kapluar disa zona të saj, të përshkruar nga autoritetet si më i keqi në historinë e shtetit.

Flakët e nxitura edhe më shumë nga erërat e forta, po shpërndahen nëpër rajonin e Limassolit jugor, derisa kjo ka bërë që banorët e disa fshatrave të evakuohen.

Dhjetëra prona janë dëmtuar ndonëse deri më tani nuk është raportuar për pasoja në njerëz.

Qiproja është përballur ditëve të fundit me temperatura të larta, të cilat kanë arritur në mbi 40 gradë Celsius.

Ekspertët kanë deklaruar se ndryshimet klimatike pritet që të rrisin frekuencën e motit ekstrem, siç është vala e të nxehtit.

Për këtë arsye, autoritetet e Qipros kanë kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Izraeli për ta ndihmuar me menaxhimin e zjarreve, të cilat nisën në mesditë të së shtunës dhe vazhduan të intensifikoheshin.

Share This Article