Qirko: Asnjë marrëveshje me qeverinë britanike për migrantët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko mohoi raportet, sipas të cilave Shqipëria po negocionte një marrëveshje me Londrën për të pritur emigrantët që kalojnë La Manshin me anije të vogla, sipas një interviste dhënë gazetarëve të ”The Guardian”, Matthew Weaver dhe Rajeev Syal, sipas https://www.theguardian.com/business/2021/oct/03/albanian-migrants-to-uk-would-work-for-free-to-tackle-fuel-crisis.

Tabloidi ”The Sun” tha se zyrtarët ishin pranë arritjes së një marrëveshjeje për një qendër përpunimi jashtë vendit.

Ministria e Brendshme britanike nuk e konfirmoi apo mohoi raportin.

Por, Qirko tha se nuk kishte pasur negociata.

”Ky është një lajm absolutisht dhe tërësisht i rremë. Plotësisht i rremë. Nuk ka diskutime dhe negociata. Jam i sigurt se Home Office do të reagojë dhe do ta mohojë këtë histori”, deklaroi Qirko./ATSH/

Share This Article