Qitje me mortaja e snajper, pamje nga stërvitja “Defender 21” në Bizë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stërvitja “Defender Europe 2021” vijon të zhvillohet në 7 baza të ndryshme të Shqipërisë.

Ditën e sotme ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kanë marrë pjesë në një nga stërvitjet e trupave ushtarake amerikane dhe shqiptare në Bizë.

Trupat e SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë kryen një sërë demonstrimesh, në kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021”, e cila u ndoq nga të pranishmit. Qitje me mortaja, snajper, veprimet e skuadrës në sulm, goditje objekti dhe rënia në pritë, ishin disa nga demonstrimet e efektivëve.

Në përfundim të stërvitjes Ministri i Mbrojtjes tha: “Jemi shumë krenarë për punën që bëni këtu. Ju jeni me fat që në këtë kohë po zhvillojmë një nga stërvitjet më të mëdha të rajonit, jo vetëm të Shqipërisë. Jemi duke bërë një integrim shumë dinjitoz me kolegët amerikanë dhe kjo na bën që të krijojmë më shumë besim në vete, të testojmë kapacitetet tona. Po e tregoni çdo ditë që ne e justifikojmë të jemi një vend anëtar i NATO-s edhe me standardet”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Share This Article