ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kamboxhia mbyll pikat kufitare me Tajlandën ndërsa luftimet vazhdojnë 13 minutes ago
Ministrat evropianë mbështesin planin e GJEDNJ-së për të luftuar migracionin e paligjshëm 15 minutes ago
Në Mbretërinë e Bashkuar përkujtojnë viktimat e Bondit ndërsa policia rrit sigurinë në komunitetet hebraike 28 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 32 minutes ago
Çfarë dimë për të shtënat në Bondi Beach në Hanukkah 41 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Qosja: Duhet të mendojmë dhe për mundësinë e shkëmbimit të territoreve

albnews by albnews
9 October, 2019
in Kosova
0
Qosja për luftën kundër korrupsionit: Vjosa Osmani s’mund ta çelë gojën kurrë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Akademiku Rexhep Qosja kërkon që propozimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shihen me kujdes nga liderët e Kosovës. Në një lidhje telefonike në News24, Qosja foli për propozimet që mund të ketë Uashingtoni apo Europa për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Albin Kurtit, si kryeministër.

Në pjesën më të madhe të rasteve, çështjet mes shteteve ballkanike sipas tij, janë zgjidhur nga fuqitë e mëdha.

Më tej Rexhep Qosja thotë se duhet të mendohet edhe mundësia e shkëmbimeve të territoreve.

RelatedPosts

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

-A do të jetë agjenda e VV në përputhje me agjendën në Washington apo Berlin?

SHBA-të kanë caktuar përfaqësuesin e tyre i cili do të jetë pjesëmarrës në këto bisedime mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Tani a do merren parasysh ato që mund të kërkohen nga BE dhe SHBA që do të propozohen prej qeverisë së Kosovës nuk e di por unë di një gjë prej krizës lindore, çështjet mes shteteve Ballkanike, jo të gjitha të herët por në pjesën më të madhe të rasteve janë zgjidhur si kanë kërkuar fuqitë e mëdha. A do të ndodhë kjo mes Kosovës e Serbisë? Do ta shohim. Propozimet e SHBA dhe BE-së për zgjidhjen e problemeve duhet të shihen me kujdes të madh. SHBA-të janë shtetet me rëndësi të madhe për gjendjen e shtetit. Duhet të kemi parasysh përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.

-Do të jetë e lehtë apo e vështirë për Albin Kurtin për të përballuar presionin e ndërkombëtarëve?

Nuk e dimë ende se çfarë karakteri do të jetë ajo trysni e ndërkombëtarëve. Mund të supozojmë se mund të kërkojnë një shkëmbim territoresh, një pjesë të veriut me Luginën e Preshevës, këtë sa territor do ta caktonin ekspertët por në qoftë se ne duam që çështja e Kosovës, mosmarrëveshja e Serbisë me Kosovën, kjo çështje të zgjidhet historikisht ne duhet të mendojmë dhe për këtë mundësinë e shkëmbimeve të territoreve. E di se ky mendim ka shumë pak përkrahës. U pajtuan mes kufirit me Malin e Zi, ku Kosova i dhuroi Malit të Zi afro 9 mijë ha tokë pse këta burra e trajtojnë si ide antikombëtare idenë e shkëmbimit të territoreve? Sidoqoftë të shohim se çfarë do të propozojnë SHBA-të dhe BE.

Kemi një problem tani, krijimin e kësaj qeverie. Një ngjarje që ndodhi sot nuk lejon bindjen se kjo qeveri do të krijohet lehtë. Disa parti kërkuan rinumërimin e votave. Ato tre parti, LDK që i ka kërkuar, PDK dhe Nisma+AKR pse tash pa marrë fund plotësisht numërimi i votave, pse tash kur rezultati përfundimtar nuk dihet ende, pse e kërkuan tani? Mos e kërkuan për të shtyrë krijimin e qeverisë re. Kjo ishte një kërkesë dëshpëruese jo vetëm për ata që përkrahin VV por për gjendjen politike në përgjithësi. Është koha e fundit të merremi vesh mes veti. Duke pasur parasysh interesat e popullit, interesat e shtetit, interesat e Kosovës, interesat e kombit shqiptar në përgjithësi/DW.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kamboxhia mbyll pikat kufitare me Tajlandën ndërsa luftimet vazhdojnë

Kamboxhia mbyll pikat kufitare me Tajlandën ndërsa luftimet vazhdojnë

15 December, 2025
Ministrat evropianë mbështesin planin e GJEDNJ-së për të luftuar migracionin e paligjshëm

Ministrat evropianë mbështesin planin e GJEDNJ-së për të luftuar migracionin e paligjshëm

15 December, 2025
Në Mbretërinë e Bashkuar përkujtojnë viktimat e Bondit ndërsa policia rrit sigurinë në komunitetet hebraike

Në Mbretërinë e Bashkuar përkujtojnë viktimat e Bondit ndërsa policia rrit sigurinë në komunitetet hebraike

15 December, 2025
Titujt e Gazetave në Uk

Titujt e Gazetave në UK

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result