QSUT/ Rishfaqja e COVID-19 prek edhe fëmijët, mjekja: Gjendja e tyre shëndetësore jo e rëndë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rishfaqja e infeksionit COVID në popullatë nuk ka lënë pa prekur as fëmijët, Në klinikën e pediatrisë infektivë në spitalin universitar “Nënë Tereza” gjatë gjithë kohës qëndrojnë aktive dy dhoma për fëmijët e prekur nga virusi pandemik. Dr. Gjeorgjina Kuli sqaron se gjendja e tyre është jo e rëndë.

“Kemi raste me COVID. Ky virus pothuajse është bërë një infeksion endemik. Pra, ne në vazhdimësi kemi në repartin tonë 1-2 dhoma ku mbajmë të hospitalizuar për trajtim fëmijë me COVID të cilët kërkojnë ndihmë spitalore dhe aktualisht kemi 3 të shtruar të cilët përveç temperaturës kanë edhe bronco-pneuumoni por janë në gjëndë të mesme dhe jo të rëndë, apo kërcënuese për jetën”, bën me dije ajo.

Disa fëmijë mund të kalojnë me trajtim ambulator e në kushte shtëpie ndërsa ato që shfaqin ndërlikime hopsitalizohen. Dr.Kuli sqaron se në çdo rast ata janë subjekt për të shpërndarë infeksionin.

Sigurisht ky kontigjent është subjekt i përhapjes së infeksionit dhe duke qenë fëmijë të vegjël, komplikacionet mund të rëndohen dhe mund të shkojnë drejt një situate më serioze të organizmit”, tha mjekja.

Infeksioni COVID-19 që po qarkullon aktualisht në popullatë nuk ka një përgjigje zyrtare mbi llojin e variantit dominues, por ndërkohë mjekët e ISHP-së po analizojnë monstrat e marra nga spitalet dhe qendrat shëndetësore.

Share This Article