“Quhesha ilegale. 1 orë në polici”, moderatorja e njohur shqiptare ndalohet nga autoritetet në Zvicër: Nuk lëviz dot se…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moderatores së njohur shqiptare Alketa Vejsiu i ka ndodhur një situatë e papritur por edhe e pakëndshme në Zvicër, pasi është ndaluar për gati 1 orë në një stacion policor.

Moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu është gjendur në një situatë të papritur teksa udhëtonte jashtë vendit pasi është ndaluar në një stacion policor në Zvicër.

Vetë ajo është shprehur se shkak është bërë pasaporta e saj, të cilën e ka harruar në çantën e vajzës, e cila nuk udhëtonte me të.

Ajo u shpreh se i është dashur të flasë me 8 policë zviceranë që e kanë quajtur si “ilegale”, por në fund ia ka dalë të marrë një leje qëndrimi të përkohshme.

“1 orë në polici, në një stacion treni të Zvicrës, që s’do më bjerë rruga më në jetë besoj. Kisha harruar pasaportën në çantën e vajzës që nuk udhëtonte me mua… Quhesha ilegale në Zvicër. E para herë që harroj pasaportën dhe ndodh në vendin më të saktë të botës. Tani duhet dikush të më sjellë pashaportën këtu se nuk lëviz dot“, shkroi moderatorja në rrjetet sociale.

Share This Article