Gazetari Elton Qyno u shpreh në RTV Ora se individët me rekorde kriminale po anashkalohet, por po futen familjarë të tyre.
“Individët me rekorde kriminale po anashkalohet, por po futen familjarë të tyre. Këta njerëz kanë ndikimet e tyre në rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse rrinë jashtë aktiviteteve të fushatës, por janë këta që do të kryejnë pjesën operacionale të vjedhjes së votës, ose përmes një pune dhe një favori.
I rëndësishëm është edhe fenomeni i bllokimit të votës. Eksponentët apo forcat politike kur shohin se nuk çajnë dot me këto mënyra. Ata kështu bllokojnë votës duke dhënë vota dhe u marrin kartat ID. Kjo teori po ndodh në bastionet e të dyja krahëve politike”, tha Qyno.