“Qytetarët bëhen bashkë për të kërkuar liritë dhe të drejtat”- Ervin Salianji: Ditë e jashtëzakonshme, ja simbolika që përçon protesta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji para nisjes së protestës së opozitës përcolli një mesazh, duke thënë se qytetarët sot protestojnë për të njëjtat liri dhe të drejta si 33 vite me parë.

Në një prononcim , deputeti demokrat u shpreh se protesta e sotme është jo vetmë simbolikë, pasi në këtë datë u rrëzua busti i diktatorit, por tha se është edhe një ditë e jashtëzakonshme për nga pjesëmarrja dhe masiviteti.

“Është një ditë e jashtëzakonshme jo vetëm nga simbolika që mban në 33 vjetorin e rrëzimit të bustit, por edhe në mbledhjen dhe masivitetin dhe simbolikën që përçon mbledhja e qindra mijëra qytetarëve që bëhen bashkë për të kërkuar të njëjtat liri dhe të drejtat, demokraci, liri, pluralizëm dhe votë të ndershme”, tha Salianji.

Share This Article