ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros 13 hours ago
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën! 13 hours ago
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali 13 hours ago
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026 14 hours ago
Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para 14 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë për punë sezonale në Finlandë, pa pasur nevojë të marrin viza pune

albnews by albnews
3 April, 2024
in Kosova
0
Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë për punë sezonale në Finlandë, pa pasur nevojë të marrin viza pune
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qytetarët e Kosovës tani kanë të drejtë të punësohen për punë sezonale në Finlandë, pa iu nënshtruar procedurave të vizave pas liberalizimit të vizave. Siç kanë shpjeguar autoritetet finlandeze, mbajtësit e pasaportës së Kosovës do të lejohen të punojnë deri në nëntë muaj brenda një periudhe njëvjeçare në vend, në sektorët e bujqësisë dhe të turizmit për aq kohë sa ata marrin dokumentet e nevojshme, raporton SchengenVisa.

Në përputhje me rregullat që ka Finlanda, punëtorët sezonalë nga Kosova, të cilët do të punojnë në vend për maksimum 90 ditë, do të duhet të pajisen me certifikatë të punës sezonale. Kjo certifikatë lëshohet nga Shërbimi Finlandez i Imigracionit dhe procesi i aplikimit është tërësisht online, pa pasur nevojë të caktoni një takim në ambasadë.

RelatedPosts

I vëllai vdiq në aksident, momenti kur Gjesti mbërrin në vendngjarje/ VIDEO rrëqethëse

Gjenden mbetje mortore në Bjeshkët e Strellcit, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

Për ata me angazhime për punësim në Finlandë jo më shumë se 90 ditë dhe që tashmë kanë udhëtuar në vend ose në ndonjë shtet tjetër të Shengenit pa viza, Ambasada Finlandeze në Kosovë u ka sugjeruar që të kontrollojnë se kanë ditë të mjaftueshme për certifikatën e punës sezonale.

Në rast se janë përdorur të gjitha ditët pa viza, punëtorët sezonalë, që do të qëndrojnë në Finlandë jo më shumë se 90 ditë, duhet të aplikojnë për një leje qëndrimi për punë sezonale. Sa u përket punëtorëve sezonalë nga Kosova që synojnë të punojnë në Finlandë për tre deri në nëntë muaj, është e detyrueshme pajisja me leje qëndrimi për punë sezonale.

Aplikimi për lejen e qëndrimit për punë sezonale është edhe online. Megjithatë, aplikantët duhet të caktojnë një takim në ambasadë për t’iu nënshtruar verifikimit të identitetit.

“Nëse kohëzgjatja totale e punës tuaj sezonale në Finlandë i kalon 90 ditë, mos kërkoni një certifikatë për punë sezonale. Në vend të kësaj, aplikoni për një leje qëndrimi”, kanë thënë nga ambasada finlandeze në Kosovë. Sa u përket mbajtësve të pasaportës së Kosovës me përvojë paraprake të punës sezonale në Finlandë gjatë vitit të kaluar, ambasada theksoi se ata janë të inkurajuar që të sigurojnë përshtatshmërinë e tyre për riaplikim.

Lejet për punë sezonale janë të kufizuara në një maksimum prej nëntë muajsh gjatë çdo periudhe 12-mujore, duke theksuar rëndësinë e planifikimit dhe të koordinimit të hershëm me punëdhënësit në Finlandë. Ndërsa mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të mund të punësohen sezonal në Finlandë sipas rregullave të lehtësuara tani që ata të udhëtojnë pa viza në Shengen, rasti nuk është i njëjtë për disa shtetas të tjerë të vendeve të treta.

Finlanda ka vendosur t’ua pezullojë aplikimet për mbledhësit e manave të egra nga Tajlanda, Kamboxhia dhe Myanmar. Aplikimet për viza për mbledhësit e manave të egra nga këto vende janë pezulluar, për shkak të dyshimeve se rruga përdoret për trafikim njerëzor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 September, 2025
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

26 September, 2025
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

26 September, 2025
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result