Nga sot të gjithë qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit që frekuentojnë në hapësirat publike, institucione dhe gjatë orarit të punës obligohen të vendosin maska apo shall për të mbuluar gojën dhe hundën.
Në rast se hasen nga organet e rendit dhe nuk respektojnë masat mbrojtëse, do të gjobiten. Qeveria gjithashtu ka obliguar kompanitë të cilat prodhojnë dhe shesin maska mbrojtëse, të posedojnë numër të konsiderueshëm të tyre me qëllim plotësimin e kërkesave të qytetarëve.
Në këto qytete ndalohet transporti publik dhe ai i organizuar privat. Policia do të kontrollojë hyrjet dhe daljet e qyteteve për të evituar transportin e organizuar privat dhe publik. Në Tetovë ndalohet transporti publik nga të gjitha komunat e Pollogut dhe Shkupi. Masë shtesë të përgjithshme që ka miratuar Qeveria është edhe ajo për lëvizje në hapësirat publike. Nuk lejohet që të frekuentojnë më shumë se dy persona. Në rast se hasen, policia përmes fotografive do të shqiptojë gjoba për personat të cilët identifikohen se kanë shkelur masat kufizuese për lëvizje në hapësirat publike. Gjithashtu shitoret, markete dhe barnatoret obligohen të sigurojnë pajisje mbrojtëse për të punësuarit, ndërsa për bankat dhe shërbimet në ekspozitura do të vlejë masa për distancë dhe numër të kufizuar të lëvizjes së qytetarëve brenda hapësirave të bankave./Alsat/