Qytetarët e Maqedonisë nuk do të mund të udhëtojnë për në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia i vazhdoi deri më 30 shtator vendimet për kufizim të përkohshëm të kufijve tokësor me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë si dhe ndalesën për hyrje në Greqi për shtetasit e vendeve të treta.

Siç raportojnë nga MIA, vendimet i kanë marrë dy ministritë përkatëse të cilat gjatë muajve vazhdimisht i vazhdojnë ndalesa për çdo dy javë.

Autoritetet greke thonë se këto masa do të zgjasin deri më 30 shtator, përkatësisht qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Turqisë u ndalohet hyrja.

Hyrja në Greqi lejohet vetëm për disa kategori ndërsa ato duhet të kenë test negativ.

Share This Article