Qytetarët e vendeve të BE-së duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës nëse duan të lëvizin të lirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian ka propozuar sot që udhëtarët duhet të bëjnë një dozë të tretë të vaksinës për koronavirusin nëntë muaj pas dy dozave të para nëse duan që të vijojnë të lëvizin lirshëm në bllok.

Komisioni Evropian njoftoi se do të ketë një standart prej nëntë muajsh pranimi për vaksinat që janë në përdorim në të gjithë unionin, me qëllim që të shmanget konfuzioni me rregullat në 27 shtetet anëtare.

KE pritet që të propozojë masa të ngjashme edhe për udhëtarët që vijnë në territorin e BE-së. Periudha prej nëntë muajsh është bazuar tek provat që efekti i raundit të parë të vaksinave zbehet pas gjashtë muajsh, ndërsa tre muajt plus janë për të lejuar qeveritë përkatëse që të nisin programet e dozave përforcuese.

Të dy projektligjet duhet të aprovohen nga shtetet anëtare të BE-së përpara se të hyjnë në fuqi në vitin 2022. 

Share This Article