“Qytetarët paguajnë, politika i mban në xhep!” -Tabaku bën bilancin e muajve të parë të vitit: Qeveria e oligarkisë merr më shumë taksa dhe shpenzon 0 lekë për popullin

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë bilancin e dy muajve të parë të këtë viti sa i përket të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe shpenzimeve që qeveria ka bërë.

Tabaku shprehet se “qeveria e oligarkisë merr më shumë taksa dhe shpenzon 0 lekë për popullin”, ndërsa shton se në dy muajt e parë të vitit, investimet e qeverise në çdo sektor janë 0.

“Të ardhura që kanë ardhur nga rritja e çmimeve nga taksat, të ardhurat që kanë ardhur nga profesionet e lira , nga bizneset por ku kanë shkuar këto sepse praktikisht gjatë janarit e shkurtit nuk është bërë asgjë tjetër përveçse janë paguar pagat”, shprehet ajo.

Ndër të tjera deputetja demokrate thekson se sipas saj, “qytetarët paguajnë taksa të rritura, qeveria përsëri nuk e ndjek me investime”.

Qeveria e oligarkisë ju merr më shume4 taksa dhe shpenzon 0 lekë për ju!

0 lekë ka shpenzuar shteti për investime në çdo sektor. 0! Kjo është bilanci i dy muajve i janarit dhe i shkurtit. Të gjithë i dëgjuam deklaratat bombastike që viti i kaluar ka sjellë më shumë të ardhura se çdo vit tjetër 6 miliardë. 12.6% më shumë se viti i mëparshëm. Të ardhura që kanë ardhur nga rritja e çmimeve nga taksat, të ardhurat që kanë ardhur nga profesionet e lira , nga bizneset por ku kanë shkuar këto sepse praktikisht gjatë janarit e shkurtit nuk është bërë asgjë tjetër përveçse janë paguar pagat.

Shteti ka funksionuar për të paguar pagat. 0 lekë në arsim, 0 lekë në shëndetësi, 0 lekë në infrastrukturë. Është arritur rekord i jashtëzakonshëm me 0 dhe buxheti i shtetit që nis një precedent të tillë me 0 tregon pikërisht arrogancën, shterpësinë e mendimit, tregon pikërisht dhe faktin që sot qeveria shqiptare nuk po prodhon asgjë.

Ju paguani, politika nuk e kthen mbrapsht! Qytetarët paguajnë, politika e mban në xhep! Qytetarët paguajnë taksa të rritura, qeveria përsëri nuk e ndjek me investime. Ky është bilanci i dy muajve të parë të vitit.

Share This Article