Qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen për 7 ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot qytetarët që hyjnë në vendin tonë të mos i nënshtrohen masës së vetizolimit shtëpiak për një javë.

Në vend të testimit të obliguar për CODID-19, për ata që hyjnë, do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo në QKMF-të brenda komunave.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ushtruesja e detyrës së kryeinspektores shëndetësore Nora Krasniqi dhe kryeinspektori i AUVK, Ibrahim Tërshnajku do të vizitojnë sot pikën kufitare në Vërmicë, për të parë implementimin e masave të reja për COVID-19.

Ndryshe, nga sot, si pjesë e masave të reja lehtësuese, do të hiqet edhe kufizimi i qarkullimit për qytetarët nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Share This Article