Qytetarët s’i tremb as ndryshimi i moti, dyndje drejt bregdetit shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ulja e menjëhershme e temperaturave dhe kushtet e motit, për qytetarët e Kosovës por edhe të Maqedonisë së Veriut nuk janë bërë aspak pengesë në këtë fundjave. Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar.

Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e mëngjesit të së shtunës kaluan në Morinë, e destinacioni i tyre mbetet bregdeti.

Shumë prej tyre janë me pushime të shkurtra ditore apo fundjave, por ka edhe nga ata që preferojnë pikërisht javën apo dhjetë ditëshin e fundit të shtatorit si kohë e përshtatshme për plazh.

Policia kufitare ne Morinë vijon të aplikojë procedurën e përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata e qëndrimet e panevojshme në kufi.

Share This Article